FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Albin Kurti: Beogradi synon ndarjen e Kosovës, siç bëri Millosheviçi me Bosnjën

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti deklaroi se prioritet i Kosovës duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës dhe jo hyrja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kurti mes të tjerash pohoi se qëndrimi kritik ndaj Bashkimit Evropian (BE) dhe Brukselit është gabim.
Sipas tij, Kosova duhet të merret me qytetarët serb në Kosovë pasi siç tha ai nuk janë të gjithë serbët e njëjtë siç nuk janë edhe shqiptarët. “Serbët vendas nuk janë të gjithë të njëjtë siç nuk janë edhe shqiptarët. Duhet të fillojmë bashkëbisedim me ta anembanë Kosovës”, tha Kurti. Kreu i VV-së tha se Serbia dëshiron bosnjëzimin e Kosovës ashtu siç ka vepruar Millosheviçi me Bosnjën.

“Në Kosovë po kërkojnë ndarjen e Kosovës, që ta bosnjëzojnë sic bënë me Bosnjën…Prioritet i Kosovës duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës…Nuk jam kundër ulëseve në OKB por bashkimin e Mitrovicës nuk mund ta krahasojmë me ulësen në OKB”, u shpreh tutje lideri i VV-së, Albin Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?