FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori i SHBA kundër murit në veri të Mitrovicës

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie është shprehur kundër ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës në afërsi të urës mbi Ibër.

Sipas diplomatit të SHBA, muri i ndërtuar nuk kontribuon në forcimin e marrëdhënieve mes njerëzve.

Unë besoj se muri nuk shkon në favor të afrimit të njerëzve. Mendoj se kjo duhet të zgjidhet në përputhje me ligjet e Kosovës” tha Delaëie për RTK2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadori i SHBA foli edhe për kufirin me Malin e Zi duke i bërë thirrje politikës që ta miratojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në thelb ratifikohet kufiri që ka ekzistuar në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, kur Kosova ishte krahinë në vitin 1974.

Kjo është ajo që është e përfshirë në Kushtetutën e Kosovës.

Kjo është në Planin e Ahtisaarit, kështu që vija kufitare që nxori Komisioni është e përkryer.

Mendoj se parlamenti duhet të votojë për miratim” përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?