FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Amerika i jep 10 milionë dollarë FSK

Sekretarët amerikanë të Shtetit, ai i mbrojtjes dhe politikës së jashtme kanë rëndë dakord që t’i japin Kosovës një shumë prej më shumë se 10 milionë dollarësh që FSK do t’i përdorë për operacione kundër terrorizmit dhe kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Gazeta Express ka siguruar një dokument ku bëhet e ditur se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë aprovuar një program për Kosovën, që do t’i ndihmojë Forcës së Sigurisë së Kosovës t’i rrisë kapacitetet për të “ndërmarrë veprime kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar”.

Bëhet e ditur se ky program FSK-së i ofron automjete, pajisje komunikimi dhe trajnime.
Shuma që do të ndahet për këto qëllime është 10. 105. 000 dollarë dhe është aprovuar nga Sekretarët e Mbrojtjes dhe të Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, amerikanët planifikojnë që të sjellin një ekip nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes që do t’i trajnojë pjesëtarët e FSK-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky program thuhet se ka për qëllim që t’i ndihmojë Kosovës të zhvillojë një sektor të multi etnik të sigurisë që do të jetë në gjendje tu përgjigjet kërcënimeve dhe emergjencave civile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?