FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestimi i Haradinajt – Vuçiç: Do ishte e palogjikshme nëse Franca s’do vepronte

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se Serbia do të kërkojë esktradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i ndaluar nga autoritetet franceze në Bazel.

Vuçiq u tha gazetarëve në Qeverinë e Serbisë se prokuroria ka një “numër të lëndëve kundër Haradinajt dhe askush nuk ka të drejtë që të rrënojë vendimet e organeve të drejtësisë – Prokurorisë së Serbisë”.

“Çka tjetër vetëm se të kërkojmë ekstradimin e tij”, tha Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për mua do të ishte e palogjikshme që Franca si një shtet ligjor të mos vepronte në përputhje me të drejtën”, tha kryeministri i Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën nga policia franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga policia e Serbisë.

/REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?