FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ashton në Kosovë, Thaçi i akordon Medaljen e Meritës

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, sot fillon vizitën disaditore në Kosovë, me ftesë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Ashton pritet të takohet me presidentin Thaçi dhe me përfaqësues të qeverisë së Kosovës dhe shoqërisë civile.

Por, përveç takimeve, ajo do të dekorohet nga Thaçi edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave. Zyra e Informimit e presidentit Thaçi ka konfirmuar për KosovaPress se Ashton do të dekorohet për kontributin e saj në dialogun për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për përafrim të Ballkanit me BE-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, udhëhoqi procesin e normalizimit për një kohë të gjatë. Ajo kishte deklaruar se ndër sukseset më të mëdha të saj ishte arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?