FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokati i Millosheviçit: Serbia ka prova të reja kundër Haradinajt

Serbia sot ka dërguar kërkesën zyrtare për ekstradim të Ramush Haradinajt në Serbi. Avokati Toma Fila ka thënë se bashkë me kërkesën e ekstradimit janë dërguar edhe prova të reja të cilat, sipas tij, nuk ishin në aktakuzën e Tribunalit të Hagës.

“Prokuroria e Hagës ka akuzuar Haradinajn në mënyrë që ai të lirohet”, ka thënë avokati Fila, menjëherë pasi Gjykata në Colmar kishte thënë se çështja e Haradinajt do të gjykohet vetëm nëse Serbia sjell fakte të reja, fakte për të cilat Haradinaj nuk u gjykua në Hagë, shkruan Tanjug.

Ramush Haradinaj ishte gjykuar dy herë në Tribunalin e Hagës nën akuzën për krime të luftës, ku nga të dyja gjykimet, doli të jetë i pafajshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u arrestua javë më parë në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse nga autoritetet franceze, nën akuzën se kishte kryer krime të luftës. Flet-arrestimin ndërkombëtar e kishte lëshuar Serbia në vitin 2004.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?