FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bosnja ende e varur nga Beogradi

Mosdërgimi i ftesës për pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e Banjalukës në Bosnjë, ka nxitur reagimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai ka thënë se duke mos e ftuar Kosovën në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja po promovon vlera antievropiane dhe politikë përjashtuese e cila e dëmton bashkëpunimin rajonal
Madje, Hoxhaj e ka quajtur këtë sjellje të Bosnjës dëshmi se Bosnja nuk ka politikë të jashtme të pavarur, por që kjo është direkt e varur nga Beogradi.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka mirëpritur edhe reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Bujar Osmani, të cilët me të marrë vesh që nuk ka ftesë për Kosovën, kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë takim.

“Duke mos e ftuar Kosovën në samitin e Banjallukës, Bosnja po promovon vlera antievropiane dhe politikë përjashtuese, duke e dëmtuar kësisoj bashkëpunimin rajonal. Anulimi i pjesëmarrjes nga Maqedonia dhe Shqipëria është përgjigjja më e mirë ndaj një politike të tillë, që tregon edhe se politika e jashtme e Bosnjës është e varur direkt nga Serbia”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në lidhje me këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?