FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daçiç: Deklarata e Mustafës, dëshmi e politikës shqiptaromadhe

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili pas bisedimeve me një delegacion nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ka thënë se priti përfaqësuesit e tri komunave të Kosovës Lindore.

Daçiç thotë se kjo deklaratë është provokim i Mustafës, transmeton Telegrafi në Kosovë.

“Kjo është dëshmia më e hapur e politikës shqiptaromadhe që paraqet kërcënimin më të madh për stabilitetin në rajon. Pse kanë heshtur tash zyrtarët botërorë dhe evropianë, të cilët këto ditë ishin të angazhuar me kujdesin e tyre për Haradinajn? A do të heshtnin kur dikush nga Beogradi do të thoshte se Banja Lluka është Serbi Perëndimore”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Serbia po angazhohet për paqen dhe stabilitetin në rajon, por nuk do të mundet më të durojë pafytyrësinë dhe standardet e dyfishta”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?