FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dacic: Shumë vende janë penduar që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic është shprehur gjatë takimeve në OKB se shumë vende që kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë penduar dhe po mendojnë që ta tërheqin.

“Mendoj se të gjithë e kanë kuptuar ç’kanë bërë, se të gjithë e kanë parasysh se kanë gabuar duke e njohur pavarësinë e Kosovës dhe shumë nga tani po pendohen dhe po mendojnë për tërheqje të njohjes” tha Dacic.

Referuar objektivit të Kosovës për t’u bërë pjesë e OKB, ai me ironi tha se ‘ata nuk janë këtu, por nëpër klube sepse nuk janë anëtarë të OKB dhe nuk kanë leje të njëjta si anëtarët e OKB-së”. Kosova dhe Serbia kohët e fundit janë përfshirë në një debat për ndryshimin e kufijve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?