FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Delawie: Kosova dhe Serbia s’kanë alternativë tjetër përveç bisedimeve

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka sjellë përfitime për Kosovën.

Delawie këto komente i bëri në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga RIDEA dhe mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë.

“Kohëve të fundit një dëshmi e tillë është mbledhja e të ardhurave doganore në veri, kemi pasur përfitime të dukshme gjatë viteve të fundit dhe kjo mund të vazhdojë edhe më shumë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, nuk ka alternativë tjetër përveç bisedimeve, negociatave si dhe kompromisit.
“Më vjen mirë që pashë lajmërimin e mbrëmshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Mendoj se ky është një hap i rëndësishëm nga ana kosovare për përmbushjen e të gjitha obligimeve të marra. Një faktor tjetër që është shprehur kohëve të fundit ka të bëjë me Strategjinë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, e që kanë dhënë me të vërtetë stimulim si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, për të shkuar drejt normalizimit që kemi folur për vite”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Delawie tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aspiratat e Kosovës dhe të Serbisë për t’ju bashkuar Evropës.

“Mbështesim aspiratat e tyre dhe mendoj që viti 2018 është viti kur këto dy vende duhet të bëjnë përparim në dialog për aspiratat e tyre”, tha Delawie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?