FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetët shpenzime marramendëse për udhëtimet zyrtare

Udhëtimet zyrtare të deputetëve, buxhetit shtetëror po i kushtojnë shumë. Për vetëm tre muajt e fundit të vitit të kaluar, 38 deputetë kanë shpenzuar 39 mijë e 447 euro në 53 udhëtime që kanë realizuar jashtë Kosovës.

Këto shifra janë bërë të ditura përmes platformës “Vota Ime”, e publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili monitoron Kuvendin dhe pasqyrat financiare të tij.

“Në bazë të raportit vjetor financiar për vitin 2017 të cilën Kuvendi e ka miratuar në maj të këtij viti, për tre muajt e fundit të vitit 2017 (tetor-dhjetor) nga 120 deputetët të Kuvendit të Kosovës, 38 prej tyre kanë realizuar udhëtime zyrtare jashtë vendit. Në total, deputetët për këtë periudhë kohore kanë realizuar 53 udhëtime jashtë vendit të cilat i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 39,447 euro, bëhet e ditur në publikimin e këtij institucioni, raporton “Zëri.Info”.

Swiss Digital Desktop Reklama

39 mijë e 447 euro janë shpenzuar për bileta të udhëtimit ndërsa për mëditje 14 mijë e 834, respektivisht 13 mijë e 777. Për akomodim në vendet që kanë frekuentuar janë shpenzuar 9 mijë e 174 euro, ndërsa 1 mijë e 662 euro për shpenzime tjera të cilat thuhet se nuk janë specifikuar për çka janë realizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?