FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti shqiptar: Dy persona tentuan të më rrëmbejnë në rrugë, kam denoncuar në polici

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Kosovë. Dy persona kanë dashur të rrëmbejnë deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zekën.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dhjetë ditë më parë, kur persona të paidentifikuar i kishin dalë Zekës në rrugë pas orës 24:00. Rastin, deputeti i Kuvendit e ka paraqitur në Polici.

Rreth tentativës për rrëmbimi ka folur për Express, vetë deputeti Milaim Zeka.“Rasti ka ndodhur pas orës 24:00. Dy persona ka qenë. Nuk dua që të deklarohem rreth rastit. Unë që prej shumë kohësh kam kërcënime. Rastin e kam raportuar në polici. Unë nuk dua që të jap detaje të tjera. Flisni me policinë”, ka thënë Milaim Zeka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?