FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja e Vetëvendosjes tregon pse e refuzon fushatën ‘Ti je lule dielli’ të Albana Osmanit

Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu, ka sqaruar para deputetëve se pse nuk morën pjesë në fushatën e gazetares shqiptare Albana Osmani ‘Ti je lule dielli’. Haxhiu ka thënë se sot në Kosovë po vdesin shumë fëmijë nga kushtet jo të mira që po i jep shteti. Ajo tha se fotografimi i deputetëve dhe i vet kryetarit Veseli për ketë fushatë është hipokrizi. Sipas saj shteti nuk ka bërë asgjë për mbrojtjen e fëmijëve.

“Edhe në këtë seancë pati hipokrizi. Ne uruam për 8 mars por si duket kryetari ka harruar se janë fyer edhe gratë deputete. Dhe tash nuk e di si po dilni në mbrojtje të kësaj. Hipokrizi tjetër ishte kjo fushatë dhe ju dilni para mediave në ketë mënyrë. Sepse sot po vdesin fëmijët nga gjendja e mjerueshme si në shëndetësi edhe forma tjera. Andaj kjo ishte arsyeja pse nuk ju bashkuam kësaj ‘kampanje’ në fotografi”, tha Haxhiu, sipas “Zeri.info”.

Haxhiu po ashtu ka folur edhe rreth raportimeve që bëhen në Polici nga gratë dhe tha se ato nuk merren seriozisht nga Policia, pasi sipas saj, mënyra se si intervistohen ato tregon shumë për seriozitetin e Policisë së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?