FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy shqiptarë rrëmbejnë një person me makinë për 5 mijë euro, policia jep detajet

Dy shtetas të Shqipërisë kanë rrëmbyer një person në Prishtinë, mashkull, me një makinë. Policia e Kosovës tha se gjatë hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Shqipërisë, që dyshohet se e kanë kryer veprën.

Të dyshuarit janë arrestuar për rrëmbimin dhe lirimin e viktimës më pas kundrejt 5000 eurove.

Është intervistuar nga Policia e Kosovës edhe viktima, i rrëmbyeri, të cilit i është dhënë ndihmë mjekëse. Por, i rrëmbyeri, është i dyshuar dhe është arrestuar për kryerje të veprës penale, ‘shitje, blerje dhe shpërndarje të narkotikëve’. Me urdhër të prokurorit të Kosovës, tre të dyshuarit për veprat ee mësipërme janë dërguar në burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?