FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emërohet ambasadori i përkohshëm i Kosovës në Tiranë

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Kosovës bën të ditur se Sylë Ukshini, aktualisht këshilltar ministri, është caktuar të shërbejë nga sot si i ngarkuar me punë i përkohshëm në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë.

Këtë detyrë, ai do ta ushtrojë deri në emërimin e ambasadorit të ri, sipas Ligjit për shërbimin e jashtëm.

Ambasadori i deritanishëm i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë kohë më parë, pas kandidimit për kryetar të Komunës së Drenasit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?