FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

EULEX zbarkon në Aeroportin e Prishtinës, 6 turqit e arrestuar nuk janë në Kosovë

Mediat në Prishtinë vazhdojnë të raportojnë për çështjen e 6 shtetasve turq të arrestuar një ditë më parë. Gazeta Express shkruan se sonte në mbrëmje policia e EULEX ka kryer kontrolle na Aeroportin ‘Adem Jashari’ për të parë nëse ishin deportuar apo jo shtetasit turq. Pas kontrollit të oficerëve të EULEX, ka rezultuar se turqit e arrestuar nuk ndodhen në zyrat e Aeroportit të Prishtinës. Ndërkohë më herët gjatë ditës një prej familjarëve të të arrestuarve i tha Express se të arrestuarit ndodhen në aeroport.

 “Turqit e arrestuar nga Policia nuk janë deportuar nga Kosova. Ata janë duke qëndruar të ngujuar në Aeroportin e Prishtinës dhe në Ambasadën e Turqisë. Unë gjatë ditës së sotme tre nga ta i kam parë në një zyre në Aeroport. Sot atyre u kanë shkuar ekipe mjekësore për t’i kontrolluar”, ka treguar për Express njëri nga familjarët e të arrestuarve.

Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina. Ata janë arrestuar si të dyshuar për lidhje me klerikun Fetullah Gylen, i cili konsiderohet si një nga kundërshtarët më të mëdhenj të presidentit turk Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?