FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flamuri juaj është kuq e zi apo i kaltër? Gazetari i huaj pyet shqiptarët në Kosovë (Video)

10-vjetori i pavarësisë së Kosovës është kremtuar me një ceremoni të veçantë, ku kanë marrë pjesë personalitete të shumta të politikës edhe nga Shqipëria. Por kësaj date të rëndësishme i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat e huaja.

Gazetari i “TRT World” ishte në Prishtinë me flamurin kuq e zi dhe atë të kaltër në duar duke pyetur qytetarët se kush është flamuri i tyre.

Përgjigjet e disa prej tyre, sidomos atyre më të rriturve janë me të vërtetë prekëse. Kjo pasi ata dinë ta lidhin me historinë dhe me një emocion, nuk ngurojnë të tregojnë se flamuri i tyre është ai kuq e zi.

Disa prej tyre e marrin dhe e vendosin në zemër, të tjerë shprehen se pranojnë flamurin e kaltër e të verdhë “prej hallit”, se ashtu identifikohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duket sikur flamuri kuq e zi e ka historinë dhe kosovarët këtë kanë në zemër, ndërsa flamurin tjetër, e respektojnë”- thotë në fund gazetari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?