FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazeta zvicerane: Oliver Ivanoviç se vranë shqiptarët

Me vrasjen e Oliver Ivanoviçit është shuar një nga zërat e fundit të pavarur serbë. Kështu po merr fund procesi që ka filluar në vitin 2013, shkruan gazeta Neue Zuchrer Zeitung.

Kjo gazetë nga Cyrihu thotë se ky ka qenë disiplinim i serbëve kosovarë nga Beogradi, përcjell Koha.net.

Në tekstin me titull “Sherifë të rinj për veri të Kosovës“, gazetari Andreas Ernst shkruan për situatën në veri të Kosovës dhe ndikimin politik të Beogradit. Ai përkujton se ende nuk është ndriçuar vrasja e që u bë më 16 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Që atëherë asgjë më nuk është dëgjuar. Për aktorët e mundshëm askush nuk dëshiron të spekulojë, për këtë në pjesën veriore të Mitrovicës askush nuk dëshiron të flasë me një të huaj. Por në një të gjithë pajtohen: Vrasjen s’e kanë bërë shqiptarët. Kjo është indikative“, ka shkruar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viti 2013 që mendohet të jetë kthesë, është koha kur veriu i Kosovës, sipas dëshirës së Beogradit mori pjesë në zgjedhjet lokale, përkujton kjo gazetë e cila në vazhdim tregon se si u krijua Lista Serbe nga kryetari serb Aleksandar Vuçiç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?