FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetari kroat: Haradinaj është hero

Velimir Bujanec, i cili është moderator televiziv në Kroaci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kroatët e dinë mirë se cilët popuj i kanë miq – duke folur për Kosovën.

Ai ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kriminel, por hero.

Postimi i plotë i Bujanec:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ramush Haradinaj – Hero, jo kriminel!
Kroatët e dinë mirë se kush janë miqtë tanë, me të cilët ne duhet të rrijmë bashkë dhe t’i respektojmë… humbësit nervozë nga provinca e Beogradit kanë ngritur “akuza” të rreme, për shkak se shqiptarët janë kokëlartë”, ka shkruar Bujanec, i cili është redaktor i mediumit Bujica.

Swiss Digital Mobile Reklama

Haradinaj është duke u mbajtur në një qendër të paraburgimit në qytetin Colmar të Francës.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti i tij do të kërkojë ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Siç ka njoftuar dje Ministria serbe e Drejtësisë, shteti serb nuk ka bërë ende kërkesë për ekstradim, mirëpo një gjë të tillë pritet ta bëjë gjatë fillimit të javës së ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?