FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjuriç sot në Kosovë, këtë herë merr leje

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç do të zhvilloi gjatë ditës së sotme një vizitë në Prishtinë.

Mësohet se Gjurik këtë herë ka kërkuar leje në institucionet e Kosovës, e cila më pas i është aprovuar dhe kjo është konfirmuar edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Gjuriç, sipas mediave serbe, do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut. Kujtojmë se më 26 mars, Gjuriç kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës dhe për këtë u ndalua nga policia e Kosovës gjatë një aktiviteti, duke u lënë më pas i lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?