FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hahn vlerëson dialogun Thaçi-Vuçiç pas vrasjes së Ivanoviç: Dikur do të shpërthente lufta

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn e ka vlerësuar mjaft përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së teksa ka folur sot për Strategjinë për Ballkanin; ai ka sjellë si shembull reagimin me qetësi të Serbisë dhe Kosovës pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç.

“Pati një vrasje të një politikani në veri të Kosovës, – tha Hahn ndër të tjera. –  Vite më parë do të kishte pasur një shpërthim dhune, por Thaçi e Vuçiç folën në telefon me njeri-tjetrin me seriozitet dhe situata është e qetë. Ky është rezultati i të gjitha përpjekjeve tona. pra, ka potencial.

Ballkani ka potenciale dhe për vende pune. Po ashtu kemi shtuar edhe marrëdhëniet tregtare me rajonin. Ndaj ne po punojmë brenda kësaj strategjie për të përmirësuar kushtet dhe strategjitë përsa i përket bashkëpunimit rajonal.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?