FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hamburg- Bushati: Jo diskutime për Kosovën, pa Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Këshillin e 23-të të Ministerialit të OSBE-së në kuadër të kryesisë  gjermane.

Bushati  theksoi se  në sfidat e rëndësishme me të cilat përballet organizata, si kriza e tejzgjatur në Ukrainë, parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve të ngrira nëpërmjet dialogut, lufta kundër terrorizimit e radikalizmit etj.

Duke iu referuar zhvillimeve në rajon, Ministri Bushati u shpreh se: “Ballkani Perëndimor ka përparuar mirë në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe mezi presim ditën kur edhe Kosova do të ulet rreth kësaj tryezë si një shtet pjesëmarrës. Deri atëherë, ne inkurajojmë fuqimisht kryesinë e ardhshme austriake që të eksplorojë të gjitha mundësitë që kjo organizatë të mos diskutojë për Kosovën, pa Kosovën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?