FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj në Vatikan, kërkon njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Vatikani që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të krijojë marrëdhënie diplomatike me shtetin më të ri në Evropë.

“Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit, njohja nga Selia e Shenjtë është një hap i nevojshëm”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, pasi ka takuar sekretarin e shtetit të Vatikanit, Pietro Paroli.

“Shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovues i fqinjësisë së mirë”, ka shtuar Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?