FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj: Pajtim me Serbinë, por jo ndryshim kufijsh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin se nuk pranon ndonjë marrëveshje me Serbinë që çon drejt ndryshimit të kufijve.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka thënë se “mund të ketë marrëveshje ligjore për njohje reciproke me Serbinë, por jo marrëveshje të bazuar në territor as në kufi”.

“Ato janë kamuflazh për ndarje të Kosovës. Kosova është ajo e 17 shkurtit të 2008”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai po ashtu ka thënë se Kosova është e interesuar për pajtim me Serbinë në mënyrë që të mbyllen çështjet e hapura në rajon./REL

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?