FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj publikon letrën e Merkel: Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Në facebook, Haradinaj ka bërë publike letrën që i ka dërguar kancelarja gjermane Angela Merkel përmes ambasadorit gjerman Christian Heldt.

“Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”, shkruan Haradinaj në FB.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?