FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj: Shqiptarët dhe turqit në Kosovë nuk ndahen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë kushtuar Ditës së Komunitetit turk në Kosovë.

Në këtë ceremoni, Haradinaj tha se shqiptarët dhe turqit në Kosovë nuk ndahen, janë të lidhur dhe kjo është dëshmuar në mënyrën më të mirë të jetës sonë.

Ai tha po ashtu se turqit e Kosovës, por edhe populli i Kosovës, ka marrëdhënie të mira me Turqinë dhe këto marrëdhënie do të ruhen edhe në të ardhmen, njofton Klan Kosova.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kosova është vend i vogël, ka plotë sfida, politike dhe ekonomike, shumë punë para vetes dhe e vetmja mënyrë për tu kryer ato, është që të jemi bashkë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai më tej shtoi se vetëm duke punuar bashkë mund të jetësohen të drejtat e këtij komuniteti.

Haradinaj kujtoi para të pranishmëve, që në vitin 2000, si anëtar i Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), pati kërkuar që gjuha turke të ketë pozicionin e vet në kuadër të gjuhëve të vendit.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, që vjen nga ky komunitet, tha se falë Pavarësisë së Kosovës, sot festohet dhjetëvjetori i Ditës së Komunitetit Turk në Kosovë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?