FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj takon shefin e CIA-s dhe Ndihmës Sekretarin për Evropën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua në SHBA me Drejtorin e CIA-s, Mike Pompei. “Pata nderin të takoj Drejtorin e CIA-s, Mike Pompei, me të cilin biseduam për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë. Kosova dhe ShBA janë partnerë strategjikë në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë. Kosova është e bekuar që nuk është e vetme në ballafaqim me sfidat rajonale dhe globale”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Gjatë ditës së djeshme në SHBA, Haradinaj ka takuar edhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë, Wess Mitchell, me të cilin ka diskutuar për domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit.

“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë, Wess Mitchell, biseduam për domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë për mbështetjen e Kosovës në ecjen e saj drejt integrimeve euro-atlantike. Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është garancë që na jep siguri dhe shpresë! Vazhdojmë bashkë…”, ka thënë Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?