FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haradinaj: Vetëm një njeri mund ta rrëzojë qeverinë time

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësitë që qeveria që ai udhëheq të përfundojë para kohe mandatin.
Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, me gazetarin Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se Kadri Veseli, si udhëheqës i koalicionit qeverisës, është njeriu i vetëm që mund ta rrëzojë qeverinë e tij.

Ai ka thënë se, përveç Veselit, në zgjedhje vendin mund ta çojë edhe ndonjë krah opozitar – por se për këtë i duhet ndihma e ndonjë subjekti në pushtet.

“Ata që janë në pushtet s’e kanë vullnetin për zgjedhje”, është shprehur Haradinaj, duke minimizuar gjasat që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. /Express/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?