FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Historike/ Presidenti Thaçi takohet me kryeministrin e Rusisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se kryeministrin Medvedev shkurtimisht e ka informuar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.

“Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona. Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është takimi më i lartë ndërmjet dy përfaqësuesve shtetëror në historinë e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?