FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hoxhaj takon Ashton: Kosova e palëkundur në orientimin e saj perëndimor

Prishtinë, 17 janar 2016 – Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ish-Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton.

Ministri Hoxhaj e falënderoi Baroneshën Ashton për kontributin e saj për Kosovën në procesin e integrimit evropian, ndërsa konfirmoi se Kosova është e palëkundur në orientimin e saj perëndimor.

Në takim, Hoxhaj foli për situatën aktuale dhe marrëdhëniet e acaruara me Serbinë. Hoxhaj tha se Serbia intensifikuar provokimet dhe qasjen agresive ndaj Kosovës. Ai deklaroi se Kosova do ta mbrojë sovranitetin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Serbia ka nisur gamë të gjerë dhe intensive të provokimeve dhe një politikë agresive kundër Kosovës. Një sjellje e tillë është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për paqen në tërë rajonin. Por, pavarësisht se çfarë kërcënime do të vijnë nga Serbia, Kosova do t’u përgjigjet duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, deklaroi ministri Hoxhaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?