FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hyrja do të bëhet me pagesë edhe në Brezovicë, Bogë e Prevallë, ja sa duhet të paguani

Çdo person në moshë madhore që do të hyjë në zonën e skive në Brezovicë duhet të paguajë 1 euro, ndërsa për fëmijët vlera është 50 cent.

Kjo vlen edhe për zonën e Bogës, Prevallës, Rugovës dhe të tjera parqe kombëtare.

Ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi ka rrëfyer për Express se aplikimi i pagesës do të ndihmojë në rritjen e sigurisë, ndaljen e shprehisë së prerjes së pyjeve dhe ndaljen e ndërtimeve pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët e zonës nuk do u duhet të paguajnë pasi do të pajisen me kartela.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është shprehur:

Taksa do të aplikohet për hyrjen në parqet nacionale. Në këtë mënyrë kontrollohen hyrjet në parqet nacionale, pritet të parandalohet prerja e pyjeve dhe ndërtimet pa leje.Pagesa nuk do të vlejë për banorët e këtyre zonave. Banorët e zonave nuk do të paguajnë, pajisën me kartela. Ky projekt, parsheh edhe bërjen e dy qendrave informative për parqet nacionale. E gjithë kjo punë pritet të përfundojë gjatë muajit maj. Do të bëhen dy qendra informative për parqe, pritet në muajin maj me përfundu. Parqet nacionale asnjëherë nuk kanë pasur trajtim serioz.”

Shumë qytetarë janë shprehur kundër taksës në Brezovicë, pasi sipas tyre si fillim duhet të investohet në qendrat turistike dhe më pas të paguhet për mirëmbajtjen e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?