FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-presidentja e Kosovës Jahjaga sugjeron kushte për dialogun me Serbinë

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka sugjeruar që dialogu Kosovë-Serbi të bëhet përmes kushteve. Në një intervistë për RTK-në ajo tha se ky proces duhet të vazhdojë, por detyrimisht me kushte ndaj serbëve.

Ish-kryetarja e shtetit tha se është e nevojshme që të zbardhet fati i të gjithë të humburve gjatë luftës, të dënohen kriminelët e viktimave të përdhunimeve dhe të kërkohet dëmshpërblim për krimet e shkaktuara nga regjimi serb mbi popullatën civile të Kosovës.

Po ashtu Jahjaga vlerësoi se dialogu me Serbinë duhet të finalizohet, por jo pa kushte që duhen parashtruar Serbisë. Mes të tjerash Jahjaga tha se paqja e qëndrueshme arrihet vetëm me përmbushjen e kushteve nga Serbia, të cilat Kosova me të drejtë mund dhe duhet t’i kërkojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?