FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ivanoviç: Marrëveshja me Kosovën, vetëm pas hyrjes së Serbisë në BE

Placeholder Image

Kryetari i Iniciativës Qytetare Serbe, SDP Oliver Ivanoviç theksoi se dialogu i brendshëm për Kosovën është çështja më e rëndësishme për serbët. Marrëveshja me shqiptarët, tha ai, do të jetë e mundur vetëm pas hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për televizionin N1 politikani serb kujtoi se ai mbështeti idenë e Presidentit Aleksandar Vuçiç për dialogun e brendshëm mbi Kosovën dhe i kërkoi atij që të jetë më këmbëngulës sesa paraardhësit e tij Boris Tadiç dhe Vojislav Koshtunica, transmeton Klan Kosova.

“Dy të parët nuk ishin këmbëngulës. Kjo nuk është e mirë. Duhet të kishit gjithë kohën në këtë botë, deri tek çështja e së ardhmes sonë. Vuçiç duhet të hapë debate serioze”, tha ai. Udhëheqësi i SDP rikujton se në vitin 2006 ai propozoi një model qipriot për Kosovën, jo si një model statusi, por si model i zgjidhjes së konfliktit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një “konflikt të ngrirë”, siç pretendohet nga Presidenti Vuçiç, duke shtuar se një model i tillë, përveç në rastin e Qipros, në BE është aplikuar edhe në rastin e Mbretërisë së Bashkuar – d.m.th si Qipro që është pranuar në anëtarësim me status të pazgjidhur të pjesës veriore të ishullit, ashtu edhe Britania është bërë anëtare e BE-së, derisa çështja e Irlandës së Veriut ende nuk ka qenë e zgjidhur. Prandaj, Ivanoviç beson se Serbia duhet gjithashtu që në BE të pranohet si një vend gjithëpërfshirës, së bashku me Kosovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?