FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komunat e Kosovës të hartojnë kodin etik për zyrtarët e zgjedhur

 Iniciativa për Progres – INPO, në një analizë thekson si të domosdoshme që komunat e Kosovës sa më parë të hartojnë kodin etik për zyrtarët e zgjedhur në përputhje me rekomandimin 60 (1999) të Këshillit të Europës.
INPO ka publikuar sot analizën “Unë jam Komuna”, ku ka hulumtuar tre segmente të rëndësishme të qeverisjes lokale, ku si pilot komuna janë marrë Prishtina, Ferizaj, Shtimja dhe Kaçaniku.
Analiza fillon me rishikimin e strukturës ligjore në fuqi, e cila rregullon etikën dhe mirësjelljen e shërbyesve civilë dhe zyrtarëve të tjerë komunalë dhe vazhdon në pjesën e dytë me studimin e procedurave të hartimit të buxhetit komunal dhe rekomandimet e auditorit gjeneral për komunat.
Gjetjet e prezantuara tregojnë se kodi i mirësjelljes nëpër komuna i dedikohet vetëm shërbyesve civilë, por jo edhe zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar, që nënkupton se zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruarit politikë asnjë komision nuk mund t’i largojë nga posti i tyre për mospërmbushje të standarteve etike apo të mirësjelljes.
Analiza, mes tjerash, rekomandon që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës të hartojë një udhëzim për komunat lidhur me nxjerrjen e kodeve etike për zyrtarët e zgjedhur në përputhje me Rekomandimin 60 të Këshillit të Evropës

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?