FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova ka hapur dyert për strehimin e familjeve shqiptare

Koordinatori Kombëtar i qeverive Kosovë-Shqipëri, Fatmir Limaj, ka thënë se të gjitha komunat e Kosovës janë të gatshme t’i strehojnë gjithë ato familje që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Limaj ka bërë me dije se e ka njoftuar qeverinë shqiptare, dhe se agjencitë e transportit në Kosovë kanë venë në dispozicion autobusët e tyre për t’i sjellë në Kosovë të gjithë ata qytetarë të Shqipërisë që vendosin të strehohen në Kosovë.

“Pra, përveç njësive të specializuara që u kanë dalë në ndihmë vëllezërve e motrave tona matanë kufirit, Kosova dhe qytetarët e saj janë gati dhe kanë hapur dyert për strehim”, ka njoftuar Limaj në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkrimi i plotë i Koordinatorit Kombëtar të dy qeverive:

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjitha komunat e Kosovës janë të gatshme t’i strehojnë gjithë ato familje që kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Ne kemi njoftuar Qeverinë shqiptare, po ashtu agjensionet tona të transportit kanë venë në dispozicion autobusët e tyre për t’i sjell në Kosovë të gjithë ata qytetarë që vendosin të strehohen në Kosovë. Pra, përveç njësive të specializuara që u kanë dalë në ndihmë vëllezërve e motrave tona matanë kufirit, Kosova dhe qytetarët e saj janë gati dhe kanë hapur dyert për strehim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?