FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosove, këtë javë vendoset për zëvëndësministrat

U bënë gati një muaj qëkur është zgjedhur qeveria e re në krye me Isa Mustafën, por ende nuk janë emëruar zëvendësministrat.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka bërë me dije se brenda kësaj partie është diskutuar për çështjen e zëvendësministrave, por ende nuk kanë vendosur për emrat e tyre. Ai ka thënë se këtë jave pritet të vendoset në parti për emrat e zëvendësministrave.Edhe në PDK jozyrtarisht thonë se brenda kësaj jave do të dalin me emrat e zëvendësministrave.

Kurse analisti politik Artan Muhaxhiri ka thënë se janë krejtësisht të paarsyeshme vonesat për emërimin e zëvendësministrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo vonesë është krejtësisht e paarsyeshme sepse nga e kaluara dihet se zëvendësministrat nuk kanë ndonjë peshë të madhe vendimmarrëse, pasi postet e tilla shërbejnë vetëm për sistematizimin e individëve të partisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prandaj, kjo vonesë më duket absurde sepse deri tani është dashur që ky proces të përfundojë”, është shprehur Muhaxhiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?