FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosovë, mirëpritet tërheqja e udhëheqësve politikë nga ‘Specialja’

Pesë shtetet e QUINT-it, SHBA, Gjermania, Italia, Britania dhe Franca, kanë mirëpritur deklaratat e fundit të udhëheqësve politikë të Kosovës, ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara.

Përmes një komunikate për media, shtetet e QUINT-it, kanë thënë se presin nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre, kurse nga institucionet e Kosovës presin që ta nderojnë këtë gatishmëri, përcjell Bota sot.

Sipas tyre, vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për tu integruar tërësisht në Evropë dhe komunitetin ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë thuhet në deklaraten e 5 vendeve. Mirëpresim deklaratat e fundit të udhëheqësve politik Kosovarë ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara. Presim nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gadishmëri. Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gadishmërinë për tu integruar tërësisht në Europë dhe komunitetin ndërkombëtarë. Me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës tani kur festojmë shumë të arritura në dekadë, që nga pavarësia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?