FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KQZ, Daka: Balotazhi në Drenas më 18 dhjetor

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që balotazhi në Drenas të mbahen më 18 dhjetor. Balotazhi në Drenas do të zhvillohet në mes kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe atij të Nisma-s për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, tha se marrë parasysh të gjitha kompetencat ligjore të KQZ-së dhe sekretariatit, data më e favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve në raundin e dytë, është 18 dhjetori, meqë data 25 dhjetor dhe 1 janar 2017, janë festa shtetërore. Ky propozim u përkrah nga shumica e anëtarëve të KQZ-së.“Duke i marrë parasysh të gjitha kompetencat tona ligjore, si dhe duke marrë parasysh se edhe sekretariati ka gatishmëri që t’i arrijë të gjitha afatet ligjore dhe t’i përfundon të gjitha obligimet të cilat i ka në kompetencë, unë propozoi që data e raundit të dytë të jetë 18 dhjetor 2016”, tha Daka.

Ajo ka mbështetur 18 dhjetorin për zgjedhje, duke marrë parasysh edhe interesin e votuesve, por edhe faktin se më 25 dhjetor dhe 1 janar nuk mund të ketë shumë vëzhgues ndërkombëtar, meqë janë festa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga PDK, fillimisht propozoi që data e zgjedhjeve të jetë sa më afër dhe të mos mbahen zgjedhjet për balotazh në festat e fund vitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, Valdete Daka ka komentuar edhe zgjedhjet e mbajtura dje në Drenas, e cila tha se ka qenë një proces zgjedhor pa asnjë kuti të ri-numrit të votave./KosovaPress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?