FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryebashkiaku pastron borën me makinën e tij

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, nuk ka qëndruar të hënën në zyrën e tij.

Ai ka dalë nëpër rrugët e qytezës për të hequr borën. Suma këtë nuk e ka bërë me lopatë por me veturën e tij zyrtare.

Në një foto që dikush ka postuar në rrjetin social Facebook, shihet që Suma veturës së tij ia ka vendosur një lloj lopate si të ekskavatorëve për ta hequr borën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suma ka fituar dy herë zgjedhjet për kryetar të Hanit të Elezit si kandidat i pavarur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka qenë epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pas luftës komandant i TMK-së në Han të Elezit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?