FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri bullgar të hënën në Kosovë

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov , Bullgaria aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, të hënën vjen në Kosovë. Ai po vjen me ftesë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Ardhja në Kosovë e kryeministrit bullgar është konfirmuar edhe nga Zyra për Komunikim me Publikun e Presidencës. “Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, vjen të hënën në Kosovë me ftesë të presidentit Thaçi. Ai do të takohet gjithashtu edhe me kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?