FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministrja serbe: Kosova nuk është Serbi, por pavarësinë nuk e njohim

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç është shprehur se si, sipas saj, duhet të jetë zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka dhënë një qëndrim të saj, për atë se si duhet të jetë kompromisi ndërmjet dy vendeve.

“Kompromisi nënkupton se ne duhet të heqim mendimet tona se Kosova është Serbi, ose se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës” – ka thënë kryeministrja serbe, njoftojnë mediat serbe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, këto janë dy pozicionet më të ulëta ku duhet të fillojë diskutimi për kompromis. Bërnabiç edhe një herë theksoi qëndrimin e saj se Serbia kurrë nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë personalisht mendoj se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse kjo është e pamundur”- tha Bërnabic.

Ajo shprehet se një konflikt i ngrirë nuk do të ishte në interesin e Serbisë, dhe sipas saj duhet të punohet për një zgjidhje mes dy shteteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?