FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kurti: Kosova s’mund të sakrifikohet për shpëtimin e Thaçit nga Gjykata Speciale

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshjet e diskutuara mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Ka thënë se Kosova s’mund të sakrifikohet që Serbia të integrohet në BE, e as të sakrifikohet që Thaçi t’i shpëtojë Gjykatës Speciale. “Kosova nuk mund të sakrifikohet për integrimin e Serbisë në BE dhe për shpëtimin e Thaçit nga Gjykata Speciale. Vuçiqi e dëshiron një marrëveshje të favorshme, kështu që ai bindshëm mund të fitojë referendumin për ndryshimet kushtetuese. Një marrëveshje e tillë, mund të jetë shumë e dëmshme për Kosovën”, ka shkruar Kurti në Twitter. Për këto çështje mes tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur protestë më 29 shtator në orën 14:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?