FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kushner: Specialja e ka dëmtuar imazhin e Kosovës në botë

Ish-kryeadminstratori i UNMIK-ut, Bernard Kushner ka folur rreth Gjykatës Speciale duke thënë se një gjykatë e tillë nuk e bën Kosovën të duket mirë në sferën ndërkombëtare.

“Besoj që e ka dëmtuar imazhin e Kosovës në botë. Kam qenë dëshmitar, për sa i përket Bosnjes, po e them me shumë kujdes dhe me shumë respekt për të Drejtën Ndërkombëtare, kam uruar që është një progres shumë i madh në botë, por të gjykosh prej larg, ndoshta për të gjykuar, ka qenë ligji i Millosheviqit apo paraprak është shumë e vështirë”.

“Unë di një gjë, kam lexuar në vendin tim, në Francë, mediat amerikane, italiane, spanjolle, gjykime për Kosovën të cilat nuk janë të drejta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përë Klan Kosovën ai  ka thënë se një gjykatë e tillë nuk është e nevojshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është një ambient në Lindjen e Mesme që është katastrofike, atëherë ka qenë në Ballkan, Ballkani gjendet në Evropë dhe është histori e gjatë mes myslimanëve, ortodoksëve, krishterëve, janë shekuj me radhë. Çfarë duhet dhe që mund të krahasohet është një komision i përzier për pajtimin dhe drejtësinë dhe kjo sigurisht që nevojitet por Gjykatë në të dy anët jo, nuk është e nevojshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?