FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liderët s’e dëgjojnë presidenten, shteti drejt kolapsit

Përderisa liderët vazhdojnë të hamenden, nga Zyra e Presidentes është “lëshuar” edhe një alarm se Kosova ka hyrë në një fazë kritike ku qëndrueshmëria e shtetit po lëkundet.

Shqetësimet e Jahjagës, mbase u kanë dhënë liderëve edhe një mesazh se kjo mund të jetë java e fundit kur ata duhet të reflektojnë dhe tregojnë fleksibilitet, pasi që kriza po hyn në limitet e skajshme duke prekur qëndrueshmërinë dhe funksionimin e shtetit. Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se vendi tashmë nuk po hyn vetëm në krizë politike, por edhe financiare e buxhetore.

“Mos të harrojmë se pa konstituimin e Kuvendit nuk do të mund të miratohet Ligji për Buxhetin, i paraparë nga fundi i muajit nëntor dhe kjo nënkupton që nuk mund të garantojmë funksionimin e shtetit”, ka deklaruar Vllahiu

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?