FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lista Serbe heq dorë nga themelimi i njëanshëm i Asociacionit: Do veprohet me tru

Lista Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës ka konfirmuar se ka hequr dorë nga shpallja e njëanshme e Asociacionit/bashkësisë së komunave me shumicë serbe për datën 20 prill, siç ishte paralajmëruar para pak ditësh.

Përfaqësuesit e Listës kanë zhvilluar sot një takim me Ekipin Drejtues për statutin e Asociacionit, të cilin e ka formuar Qeveria e Kosovës.

Në këtë takim, Igor Simic, tha se Lista mbetet e hapur për bisedime dhe zgjidhje kur është në pyetje formimi i Asociacionit, ashtu siç është arritur marrëveshja në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shumë kanë pritur që ne sot të nisemi ashtu siç serbët shpesh veprojnë, së pari me zemër pastaj me tru”, tha Simic, duke shtuar se kësaj radhe do të veprohet me tru në mënyrë që nesër askush të mos i fajësojë serbët se kanë marrë vendime të njëanshme, shkruan rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur kemi pritur pesë vjet, do të presim edhe tre muaj e gjysmë”, ka thënë Simiq, ngjashëm siç kishte deklaruar një ditë më parë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas tij, Ekipi drejtues për statutin do të punoj duke u mbështetur në marrëveshjen e Brukselit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?