FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marko Gjuriç ndalohet të hyjë në Kosovë

Kërkesa e Marko Gjuriç për të hyrë në Kosovë është hedhur poshtë sërish nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ishte vetë shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme Bashmir Xhemaj që e konfirmoi këtë.

Sipas Xhemajt, shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka kërkuar leje nga MPJ për të hyrë nesër në Kosovë, por sipas tij, MPJ ka marrë këtë vendim për ndalimin e hyrjes së tij, pas informacioneve se Gjuriç së bashku me disa zyrtarë të tjerë kanë pasur në plan që nesër në veri të Kosovës të vizitojnë disa pika të karburantit në territorin e Kosovës, të cilat nuk janë të licencuara nga autoritetet kosovare, raporton Zeri.info.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhemaj po ashtu ka thënë se, Marko Gjuriçit i lejohet hyrja në Kosovë vetëm me leje paraprake nga Ministria e Jashtme e Kosovës, ku ai fillimisht duhet të raportojë për agjendën që do ta ketë derisa është në territorin e Kosovës

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?