FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Markoviç sot në Kosovë, “vulos”qëndrimin e Malit të Zi për Demarkacionin

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj do të jetë për një vizitë në Kosovë.

Kryeministri malazez do të pritet me nderime shtetërore.

Sipas axhendës së kryeministrisë takimi i dy delegacioneve do të nisë në ora 08:45.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orën 09:40 do të ketë konferencë për media, ndërsa në 10:15 delegacioni i Malit të Zi do ta takohet me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi zhvillohet në kohën kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për shkak të mungesës së konsensusit politik.

Marrëveshja, e cila është nënshkruar në vitin 2015 është ratifikuar në Kuvendin e Malit të Zi, por jo edhe në atë të Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?