FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Media serbe: SHBA dhe Perëndimi i dorëzojnë Vuçiçit planin për Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore kanë publikuar një plan për zgjidhjen e problemit të Kosovës, për presidentin serb Aleksandar Vuçiç, shkruan sot e përditshmja beogradase “Blic”

Sipas dokumentit të siguruar nga ky medium, sqarohet se plani është tejet i favorshëm për Serbinë, mirëpo ende nuk ka marrë pëlqimin konkret nga Vuçiç.

“Presidenti nuk është i kënaqur me planin dhe nuk i është përgjigjur propozuesve”, thuhet në shkrimin e kësaj të përditshme

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, aty tregohet se “Perëndimi injoroi pozitën e udhëheqjes shtetërore se nuk ka alternativë të pranueshme nëse Prishtina merr gjithçka dhe Beogradi asgjë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, lidhur me këtë propozim, ka reaguar ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic. Sipas tij, ideja e SHBA-ve dhe perëndimit është e pahijshme karshi interesave të shtetit të tyre.

“Vuçiç është i vetëdijshëm që ky propozim s’ka efekt dhe nëse pranohet ai nuk mund të dal para qytetarëve”, deklaroi kryedipkomati serb.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?