FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat kosovare: Helmohen 26 numërues votash, pasi hapën zarfat nga Serbia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Qendrën e Numërimit të Votave në Kosovë ndërsa numëroheshin votat në zarfa të ardhura nga diaspora. Sipas mediave kosovare, rreth 26 zyrtarë të KQZ në Kosovë janë ndjerë keq sapo kanë hapur zarfat me vota të qytetarët kosovare që janë dërguar nga Serbia me postë. Besnik Buzhala, nga divizioni i Shërbimit të Votuesve shprehet se zyrtarët janë ndjerë keq me skuqje në duar dhe fytyrë kur kanë hapur 5 kutitë e ardhura nga Serbia. Ende nuk dihen detaje nga kjo ngjarje e rëndë dhe priten reagimet zyrtare të autoriteteve. Procesi i numërimit të votave është pezulluar përkohësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?