FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat në Izrael: Kosova e gatshme të hapë ambasadën në Jerusalem

Mediat në Izrael citojnë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili tha se nëse Izraeli e njeh Kosovën, ne  ambasadën do ta hapnim në Jerusalem, e jo në Tel Aviv. Presidenti Thaçi në “Vizion Plus” tha se Kosova do t’u plotësonte dëshirën autoriteteve izraelite, do t’ua njihte Jerusalemin kryeqytetet, nëse ata e njohin pavarësinë e Kosovës. “Nëse Kosova do të njihej nga Izraeli, do ta hapja ambasadën e Kosovës në Jerusalem”, ka thënë Thaçi. Ai ka shtuar se Kosova kurrë nuk do të dilte kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Kosovës dhe siç ka vepruar Presidenti Donald Trump me transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusale, ashtu do të vepronte edhe ai.

Kjo deklaratë ka bërë bujë thuajse në gjithë mediat kryesore izraelite, të cilat kanë cituar zotimin e Presidentit Thaçi. Në një artikull të publikuar nga The Jerusalem Post, thuhet se Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës edhe përkundër lidhjeve kulturore dhe tregtisë me Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?